Gafa e deputetit të PS, “shpall” hero të Dibrës, Hajredin Pashën

0
122

Deputeti socialist, Tonin Gogu, ka rënë ‘pre’ e një gafe. Gogu e ka cilësuar Hajredin Pashën si heroin e të gjithë dibranëve, referuar këngës së dedikuar luftimeve përballë Perandorisë Osmane.

“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”, ka shkruar Gogu në Facebook.

Si për të mos mjaftuar kjo, socialist ii shton gafës edhe hashtaget e krijuyara në emër të ish-gjeneralit osman Pashës #hajredinpasha #hero #song #dibra #history. 

Në fakt, Hajredin Pasha, edhe për Gogun që nuk e di, nuk ka qenë hero për dibranët. Hajredin Pasha ka qenë një ish-gjeneral i dërguar asokohe në vitet 1844 nga Perandoria Osmane për të pushtuar Shqipërinë.

Ushtria me në krye gjeneralin fanëkeq Hajredin Pasha, marshoi nga Selaniku në Shkup, Gostivar, Grykë e Radikës, Gjoricë. Qëndresën e parë Hajredin Pasha e hasi në Rekë ku banorët i shkaktuan 3000 të vrarë e të plagosur.

Qëndresa e dytë u bë në në Gjoricë të Dibrës, buzë Drinit të Zi më 25 korrik 1844. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here