Gafa e Ramës,publikon hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë

0
148

Sikur të mos mjaftonin akuzat e shumta për çështjen e ndarjes së Kosovës dhe të Mini-Shengenit, kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një tjetër ‘tërmet’ në Kosovë. 

Gazeta më e madhe në Kosovë, Express, shkruan se Rama sapo ka publikuar një hartë, në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

SHKRIMI I GAZETES

Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë. Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here