Gafa që bëri xhirron e rrjetit/Jemi të kënaqur me 50 viktima,jep dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit

0
51

Është dorëhequr nga postimi kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Vendimi i Sakos erdhi pas një prononcimi në media ku tha se është e kënaqur shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sako tha se bëri deklaratën nën një stres.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,”-shkroi ajo në një postim në Facebook.

Shkruaj nje koment