Galatasaray pretendon Cristiano Ronaldon

0
31

E ardhmja e Crisitano Ronaldos është një ndër çështjet më interesante të merkatos verore .

Luzitani mbetet një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe së fundmi në garë për shërbimet e sulmuesit është futur Galatasaray .

Ekipi nga Stambolli i drejtuar aktualisht nga ish mesfushori i Interit Okan Buruk është një ndër më të rëndësishmit në Turqi bashkë me Fenerbahchen dhe Besiktasin dhe sipas gazetarit Ali Naci Kuçuk , drejtuesit janë interesuar për pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ por fatkeqësisht golashënuesi nga Madeira e ka refuzuar.

 Pavarësisht se është një klub me shumë histori , objektivi i ‘’ Cr7 ‘’ është pjesëmarrja në Champions League dhe  Galatasaray nuk mundi ta sigurojë atë për sezonin vijues.

Ishi i Sporting Lisbonës s’mendon gjë tjetër veçse për shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur me të tillë dhe  ofertat asnjëhere s’kanë munguar  pasi Napoli , Sporting Lisbona, Chelsea dhe Atletico Madridi  po tentojnë që ta afrojnë në gjirin e tyre.

Cristiano Ronaldo është një ndër ato lojtarë që konsiderohen unikë në këtë sport dhe pavarësisht se mban 37 vite mbi supe, eksperienca dhe dashuria e pakufijshme për këtë profesion e shëndërrojnë në një ndër më të mirët në botë.

Shkruaj nje koment