Gani Abazaj, dekonspirues i aksioneve antikanabis në Tepelenë vitin e kaluar

0
481

Pas arrestimit të shefit të rendit në Vlorë Haki Hasanbegaj një ditë më parë, me akuzën e dekonspirimit të një operacioni antidrogë, në pranga ka rënë edhe një tjetër drejtues i policisë. Gani Abazaj, shefi i specialistëve të policëve të zonave në Komisariatin e Tepelenës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Tepelenës. Arrestimi i drejtuesve të policisë po bëhet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të hetimeve që po kryhen nga ky institucion për luftën kundër drogës. Arrestimet e Hasanbegajt ish shef i Komisariatit të Policisë së Tepelenës vitin e kaluar dhe e Abazajt, kanë ardhur pasi mendohet se janë dekonspirues të operacioneve anti-droge në Vlorë e Tepelenë vitin e kaluar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here