Gara në SPAK, Bejko në Top Story: Janë me integritet por mund të ndikohen

0
34

Roland Bejko tha këtë të enjte në Top Story se personat që garojnë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK janë persona me  integritet, por që mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm, siç mund të jenë edhe politikanët apo grupet kriminale.

Kjo deklaratë e Bejkos solli debat edhe mes panelistëve të tjerë në studio.

Roland Bejko: SPAK është në rrugë të mirë por jo mjaftueshëm, Kim iu drejtua politikës së vjetër, kushdo ka influencë. Janë anëtarë që vijnë nga shoqëria civile. Dy nga ata i njoh personalisht. Nga ata të tre të tre janë me integritet, amerikanët I kanë studiuar, janë me integritet por mund të ndikohen. Ata thonë që po e kapi Rama ditë e zezë është për SPAK-un. Ramës nuk I intereson që Berisha të shkojë në burg.

Plarent Ndreca:Kush është ndëshkuar nga shqiptarët dhe tenton të kthehet,  kjo është politikë e vjetër.

Berat Buzhala: Kjo që bën Rama është plagjiaturë. E keni shtrembëru demokracinë.

Plarent Ndreca: Të thuash që është politikë e vjetër Rama?! Sepse e re është ajo çfarë shqiptarët vendosin të jetë në pushtet.

Roland Bejko: Ata nuk duan ta rrëzojnë qeverinë sepse për aq kohë , drejtësia do të shkojë në mënyrë graduale, mendoj që është një lloj strategjie politike, dosjet e mëdha mjaftohet të hapen e trajtohen, qeveria rrëzohet. Radha do t’i vijë edhe Ramës.

Shkruaj nje koment