Garo: Tavo kapet në flagrancë teksa shpërndan miell (?!)

0
907

Kësaj i thonë ta gjesh belanë andej nga nuk e pret.

Pse, e morrn vesh lajmin këta komshinjtë e mi, romët dhe ciganët e lagjes Lemonja të Janninës dhe duke i ditur lidhjet e mia gati «vëllazërore» me «mullixhiun» në fjalë, u turrën këtu tek unë me kuç e me maç e me thasë në duar:

-Kur do vijë kushuriri të na japë dhe ne miellin që na takon? Thuaji që do ta votojmë edhe ne!

Hë pra?

Kur thoja unë që Vangjeli është politikan me rezatim ndërkombëtar asnjeri nuk më besonte.

Shkruaj nje koment