Garoi me veten, Gjinushi rizgjidhet në krye të “Shkencave”: Vazhdoni i bini një kambane

0
90

Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat të dytë si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Votimi u mbajt paraditen e kësaj të premteje në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura, teksa kandidati i vetëm në garë ishte vetëm Gjinushi.

Media nuk u njoftua për procesin e votimit dhe arsyetimi që iu dha gazetarëve prej Akademisë ishte përmes statutit të saj, me pretendimin se në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe pa fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Këtë herë, Skënder Gjinushi u zgjodh me 51 vota pro, më shumë se nga mandati i parë ku vetëm 35 akademikë votuan pro tij, ku edhe atëhere kandidonte i vetëm. I vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Në një prononcim për mediat pas rizgjedhjes si kryetar i “Shkencave”, Gjinushi e konsideroi si proces normal dhe demokrat, edhe pse nuk kishte as rivalë, as fushatë dhe zgjedhjet u mbajtën me dyer të mbyllura.

Shkruaj nje koment