Gazetarë apo punëtorë në media?

0
165

Nga Bledi KASMI

Nëse ata që ofendoheshin dhe poshtëroheshin nga fjalimi përçart i një të sëmuri mendor në krye të qeverisë, do të ishin gazetarë në një vend tjetër Europian, atëhere do të merrnin mikrofonin dhe do t’ia plasnin kokës atij që kishin përballë duke i kujtuar se me njerëzit e lirë duhet bërë kujdes.
Dhe pasi ti kishin rënë me mikrononë, do t’a pështynin; dhe pasi ta kishin pështyrë do të iknin nga vendi i krimit me kokën lart dhe dinjitozë. Gazetarët dhe botuesit do ta kishin bojkotuar përfundimisht në shenjë proteste dhe do të rreshtoheshin jo tek mama Linda për të marë dhuratat e bindjes së ritualeve të Rilindjes, por të rreshtuar në protestë.
Por kjo ka vlerë për gazetarët, por jo për punëtorët e medias. Në Shqipëri ky është realiteti. Nuk ka më gazetarë, por ka punëtorë në mediat e kapura nga qeveria që kanë zgjedhur që në fund të ditës të marrin rrogën dhe të ikin kokëulur në shtëpitë e tyre për t’u ushqyer.
Nëse më parë gazetarët pyeteshin ku po shkruan, tani pyeten ku po punon? Nëse më parë pyeteshin kë ke Kryeredaktor, tani pyeten kë ke pronar?
Dhe kur kjo është zgjedhja e detyruar e gazetarëve të kthyer në punëtorë të medias dhe që kanë një status në shoqëri, çfarë duhet pritur nga njerëzit e thjeshtë që s’ka kush ti dëgjojë në padrejtësitë e përditshme të një pushteti që nuk njeh as ligj, as Prokurori dhe as Gjykatë.
Ajo çfarë nuk duhet të ndodhë është gjunjëzimi përpara instalimit të dhunshëm të një pushteti që nga sot ka trajtat e plota të një regjimi mafioz. Për këtë duhen figura simbol. Një prej tyre ishte Dritan Zagani që nuk u përkul edhe kur mafia-shtet e torturoi. Megjithatë Zagani nuk ishte gazetar.
Në këtë vend ka pak ose aspak botues për të cilët gazetari është një mision ku i pari vjen dinjiteti. Shumë pak prej tyre e kuptojnë se ky duhet të ishte një standard që duhej mbrojtur nga llumi dhe spazmat e një të droguari, sepse e kanë zëvendësuar lirinë e tyre me lirinë e tenderave dhe favoreve të tjera të një pushteti, i cili i ka nënshtruar duke i kujtur ashtu si gjelat e detit para se të theren ditën e Vitit të Ri, veçse jo me shuka buke, por me para droge.
Kur pushteti legjislativ ka rënë sot në duart e mafies-shtet; kur pushteti ekzekutiv ekzekuton liritë e shqiptararëve për llogari të organizatës kriminale dhe klientelës së oligarkëve; dhe kur Drejtësia ka pushuar së funksionuari sepse Kryeministri nga sot është shpallur edhe Kryeprokuror edhe Kryegjykatës, nuk duhet pritur shumë nga pjesa më e madhe e botusve që i kanë kthyer gazetarët në punëtorë të medias të ngjashëm me punëtorët me mëditje të historisë së feudëve.
Në një vend ku të gjitha pushtetet kanë rënë dhe kreu i organizatës kriminale ka shpallur veten si pushtet popullor, atëhere opozita ka shumë pak mundësi për të zgjedhur me mënyrën e reagimit.
Në këtë vend po ka gjithnjë dhe më pak njerëz të lirë, ndërsa po shtohet armata e “njeriut të ri” që është një hibrid mes skllavit dhe deles. Mos prisni dinjitet nga ky klon që po lind dhe që është huazuar nga skllavëria gjysëm shekullore e jona që siç duket na është kthyer në një sëmundje genetike që një pjesë e kanë të trashëguar.
Duhet zgjim dhe reagim përtej pushteteve që sot ranë të gjitha bashkë në duart e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha duhet një bashkim popullor në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here