Gazetari Gazmend Saiti, ironizon Ramën me bidon uji me sahat

0
211

Ish gazetari i Fiks Fare sot tek Report TV Gazmend Saiti, ka ironizuar fort kreun e qeverisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka njoftuar se do të vendosen matës edhe te puset e ujit dhe reagimet kanë qenë të shumta. Sigurisht, negative, sepse qeveria nuk heq dorë nga përpjekjet për t’ia pirë lëngun gjithçkaje në këtë vend.

Reagimi më i veçantë ka ardhur nga gazetari i Report TV Gazmend Saiti. Ai ka ironizuar deklaratën e Ramës duke postuar një fotografi teksa pi ujë, ndërkohë që shishes i ka vendosur një matës.

Kujtojmë se Rama ka njoftuar për vendosjen e sahatit edhe të gjithë puseve të ujit në vend cka është absurditeti i radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here