Gazetari hedh dyshime: Koçolja dhe Sulovari mund të jenë ekzekutuar nga i njëjti grup kriminal që vrau Aleksandër Sadikajn

0
124

Fati i dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhir (Koçolja) dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi), mbetet mister. Policia shoqëroi disa persona, por pa rezultat. Kërkimet e kryera në Vrinë dhe Konispol, pas dyshimeve se mund të jenë ekzekutuar, nuk prodhuan asnjë fakt.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga rrëmbimi i Sulovarit dhe Thodhorit. Hoxha shkruan se dyshohet se pas rrëmbimit fshihet një grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht në trafikun e drogës, të cilët kanë organizuar edhe eliminimin fizik të tyre.

Hoxha thotë se dyshohet që i njëjti grup kriminal ka organizuar edhe atentatin me mina të telekomanduara ndaj Aleksandër Sadikajt, më 11 qershor të vitit 2022.

“Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.

Shkruaj nje koment