Gazetari Koka-Mirela Kumbaros: Turp të kesh, pa karakter e pafytyrë

0
620

Gazetari i njohur Bledian Koka, ka ironizuar ministren e kulturës Mirela Kumbaro për statusin e hedhur që në mëngjes në FCB, e cila vlerësonte kryetarin e Bashkisë së Tepelenës Tërmet Pecin shoqëruar me një foto mes tij dhe kryeministrit Rama. Në një kohë kur Peci do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Përgjithshme për falsifikim, si dhe i është kërkuar KQZ-së heqja e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, duket se ministrja Kumbaro, ka dashur t’i bëjë karshillëk Prokurorisë së Përgjithshme cka duket qartë edhe në statusin e saj. Ky veprim, ka ngjallur reagimin e gazetarit Koka i cili ka reaguar në statusin e tij në FCB.

Statusi i plotë i gazetarit Bledian Koka

Termeti 8 ballesh…
Ngrihesh ne mengjes dhe e para gje qe lexon ne Facebook eshte ministrja jote e Kultures qe adhuron Termet Publiçitarin e Tepelenes. Ajo ministrja qe ende ska thene nje fjale per djegien e Bibliotekes Kombetare, qenka lumturuar me pllakat majolike te ngulura ne zemer te Kalase se Tepelenes si syte e vet. Ta nisesh diten duke adhuruar modelin e Termetit duhet te kesh mungese te theksuar turpi dhe karakteri, dhe kur te mos mjaftoje kjo duhet ti shtosh edhe pak paftyresi… Ndoshta eshte kjo arsyeja qe ministrja me e paafte qe ka ky palo kabinet mbijeton, sepse nje arsye normale nuk do te impresionohej qe ne sabah nga rrefimi publiçitar i nje njeriu qe e pranon edhe vete qe nuk e ka idene se per cfare flet.
p.s…omg cfare kemi bere te merituar kete?!…

Shkruaj nje koment