
Pas zbulimit të laboratorit të drogës në Fier, gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në jug të vendit ka një tjetër laborator, i cili është funksional
Lidhur me rastin e Fierit, gazetari tha për “Abc live” se laboratori ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.
“Gjatë gjithë këtij viti kam folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Hoxha.