Gazetari: Rama qëndroi në një hotel luksoz në Manhatan, 2.700 dollarë nata

0
254

Kryeministri Edi Rama ishte në Shtetet e Bashkua për një vizitë disa ditore për takimin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gazetari Klodian Tomorri thotë se Rama së bashku me delgacionin e tij u akomoduan në një suitë në Manhatan, e cila kushtonte 2700 dollarë nata.

Sipas tij, në këtë hotel qëndroi vetëm kryeministri shqiptar dhe ai i Markout.

Gazetari ironizon më tej “përpjekjet” e stafit të kryeministrit për të gjetur një hotel me çmim më të arsyeshëm, si dhe faktin që shpenzimet më të larta i kanë delegacionet nga vendet e varfra.

“Ansambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ishte nje eveniment mjaft i rendesishem. Stafi i kryeministrit kishte kohe qe e pergatiste me kujdes viziten. Por per dreq dicka kishte shkuar ters.

Edhe pse kishin tentuar papushim te rezervonin nje hotel me cmime te arsyeshme, nuk arriten dot. Si perfundim, u detyruan ta conin kryeministrin ne suiten Harcourt te hotelit Baccarat ne Manhatan. Me kete rast, perfunduan ne te njejtin hotel te gjithe anetaret e delegacionit shqiptar.

Suita, e cila kushton 2700 dollare ne nate pa perfshire taksat, ofron nje pamje te mahnitshme te Manhatanit. Sigurisht nje ambient i denje per udheheqesa.

Ne sportel, para se te hynte ne dhome kishte marre vesh qe nuk ishte udheheqesi i vetem i akomoduar ne ate hotel. Ne te njejtin kat po qendronte edhe kryeministri i Marokut. Edhe ky me delegacionin e tij, bylyk.

Ne fakt, ne sumitet nderkombetare vihet re nje korrelacion statistikor shume interesant mes GDP per fryme te nje vendi dhe shpenzimeve te akomodimit te udheheqesve. Sa me i varfer te jete nje vend, aq me i shtrenjte eshte hoteli ku gjendet udheheqesi i tij”, shkruan ndër të tjera gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here