Pak ditë më pare në një raport për drogën e mbjellë në Shqipëri, u tha se sipërfaqjet me kanabis ishin disa here më të mëdha se në 2013, por në një dalje publike kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë të gjitha këto thënie dhe theksoi se qeveria kishte pastruar Shqipërinë dhe sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri ishte me vogël se ajo e mbjellë me drogë në Lazarat.
Për të treguar të vërtetën dhe për të zbardhur këtë gënjeshtër të kryeministrit po marrim shifrat zyrtare të Policisë së Shtetit dhe po bëjmë një përllogaritje të thjeshtë.
Sipas deklaratave zyrtare të konfirmuara dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisësë Shtetit Haki Çako kemi 2.5 milionë rrënjë kanabis anekënd Shqipërisë. Sipas Çakos policia ka ndërhyrë në çdo zonë pas raportimeve të dhëna nga Guardia di Finanza, e cila kreu fluturime dhe zbuloi parcela droge në 20% të Shqipërisë. Duke marrë këtë të dhënë në 28 mijë km katror janë 5.600 km katrorë të vëzhguara nga aeroplani.
Nga ana tjetër sipërfaqja totale e sasisë së 2.5 milionë rrënjëve të korrura nga policia duke e shumëzuar me 0.30 metër katror, hapësirë mes çdo 2 rrënjëve kanabis, megjithëse mund të jetë edhe më e madhe, po marrim distance minimale, nga një llogaritje e thjeshtë, del se janë 750 mijë meter katror sipërfaqe e mbjellë me kanabis dhe e korrur nga policia ose 750 km katror.
Kjo është sipërfaqja e mbjellë me kanabis dhe e korrur nga policia. 750 km katror është sipërfaqja që ka mundur të zbulojë Guardia di Finanza nga fluturimet e saj.
Guardia di Finanza monitoroi vetëm 20% të sipërfaqes të Shqipërisë dhe na rezulton me 750 km2 të mbjellë me kanabis, që po t’a marrim sipërfaqen e pa monitoruar na rezulton se janë mbi 3.500 km2 të mbjella me drogë në Shqipëri nga të cilat policia ka asgjësuar vetëm 750 km katror.
Le të krahasojmë pak shifrat dhe sipërfaqet për të zbardhur gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama.
Rama tha se është mbjellë më pak drogë se ç’u mboll në Lazarat.
Duke analizuar shifrat del se policia ka korrur 750 km katror të mbjella me kanabis. Nga ana tjetër gjithë sipërfaqja e mbjellw nw Lazarat është 50 km katror, pra sipërfaqja sipas shifrave zyrtare është 15 herë më e madhe se Lazarati. Në Lazarat droga mbillej në oborr, bahçe, rreth shtëpisë dhe diku në kodra, por edhe sikur e gjitha të jetë mbjellë ajo është 15 herë më pak në 20% të korrur nga policia, pra janë 50 km2 nw Lazarat dhe 750 km katror e mbjellë në Shqipëri me drogë dhe e korrur nga policia.
Pra sipërfaqja mund të jetë mbi 3500 km katror e mbjellë, por kjo nuk është një shifër zyrtare. Por në llogaritë me Ramën nuk i morëm këto që janë 100 herë më shumë se sipërfaqja e Lazaratit, por po marrim shifrën zyrtare që janë 15 herë më shumë se sipërfaqja e Lazaratit.
Kryeministri Rama gënjeu publikisht kur tha se në Shqipëri ka më pak drogë sesa dje se Lazarati mbillte më shumë se gjithë Shqipëria. Në Lazarat mbilleshin bahçe deri në vitin 2013, apo 2014, kurse tani rezultojnë plantacione me sipërfaqe dhjetra mijë rrënjë kanabis.
Një bahçe, apo oborr shtëpie ku mbillte qindra rrënjë, por jo dhjetëra mijë. Në Lazarat kapatur sipërfaqe por jo plantacione qëzbuloi Guardia di Finanza dhe ia vuri para fytyrës kryeministrit.
E vërteta ka dy shifra 50 km2 Lazarat dhe 750 mijë km katror të gjetura e të shkatërruara.
Shifra e tretë e cila është jozyrtare flet për 3.500 km katror të mjellë me drogë në Shqipëri.
Kryeministri Rama gënjeu publikisht. Sipërfaqja e Lazaratit është 15 herë më e vogël se ajo e mbjellë me drogë dhe e korrur nga policia.
Kryeministri Rama në librin e tij të rekordeve me gënjeshtra shënoi edhe një tjetër.
Elvi FUNDO Citynews