Gentian Llogo kreu i ri i PS qytet Gjirokastër

0
825

Socialistët e qytetit të Gjirokastrës, kanë zhvilluar zgjedhjet për forumin drejtues. Asambleja e PS të Gjirokastrës, ditën e djeshme është mbledhur për të zgjedhur me votim të fshehtë, kryetarin e ri të Njësisë Vendore Gjirokastër. Në përfundim të procesit zgjedhor, kryetar është zgjedhur Gentian Llogo me profesion ekonomist. Pas procesit, kreu i ri i PS së qytetit Gjirokastër Gentian Llogo, u shpreh se sfidat e PS së Gjirokastër, janë zgjedhjet e afërta parlamentare dhe realizimi i objektivit politik. Në Asamblenë socialiste, kanë qenë të pranishëm, kryetari i PS së rrethit Gjirokastër Flamur Golemi, sekretari i përgjithshëm Odise Kote, si dhe prefekti i Qarkut Gjirokastër Flamur Bime.

Shkruaj nje koment