“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu, avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

0
122

Shtyhet seanca në Gjykatën e posaçme për ish-ministrin e Mbrojtes Farmir Mediu, lidhur me çështjen “Gërdeci”.

Mediu nuk u paraqit dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Avokatët kërkuan pushim te çështjes me argumentin se është parashkruar vepra penale.

Në gjykatë ishin edhe familjarët e Edison Durdajt që vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur çështjen. Nëse kjo kërkese nuk pranohet nga gjykata do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Seanca u shty për në 4 prill, për shkak se gjykata vendosi të pyesë palët nëse do të thirren të jenë pjesë e procesit. 

Kujtojmë se SPAK njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza; atë të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarakë, kuadër komandues

Shkruaj nje koment