Gjatë verës 2019 janë thyer rreth 400 rekorde të temperaturave më të larta në vite

0
47

Gjatë verës 2019 janë thyer rreth 400 rekorde të temperaturave më të larta, tregon analiza e institutit të Kalifornisë në SHBA.

Rekordet u thyen në 29 vende në periudhën nga 1 maji deri më 30 gusht i këtij viti ndërsa një e treta e rekordeve të temperaturave u shënuan në Gjermani, Francë dhe Holandë.Gjatë verës mbi 1.200 vende në hemisferën veriore ishin më të nxeta se deri tani ndërsa në korrik të këti viti u thyen të gjitha rekordet e temperaturve në mbarë botën.Vala e të nxehtit në Evropë në qershor dhe korrik të këtij viti thyen një numër rekordesh lokale dhe botërore. Franca shënoi rekord me temperaturën prej 46 gradë Celsius ndërkaq Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda për herë të parë regjistruan temperatura kaq të larta.

Studimet tregojnë se 30 vende të SHBA-ve janë regjistruar temperatura rekorde.

Në të njejtën kohë, në Japoni nga vala e të nxehtit 11 persona humbën jetë dhe u thyen mbi dhjetë rekorde të temperaturës.

Temperatura në nivel global është rritur për 0.04 gradë Celsius në krahasim me muajin më të nxehtë të fundit në korrik 2016. Shkencëtarët thonë se kjo është një shenjë e ngrohjes së Tokës. Sipas tyre, vala e nxehtit në korrik e cila goditi Evropën është shkaktuar nga faktori njeri.

Shkruaj nje koment