Gjenden 7 predha përgjatë shtratit të lumit Gjanica

Gjatë punimeve përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier janë gjetur nga punonjësit që kryejnë punimet disa predha luftarake që mendohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Predhat janë gjetur në afërsi të urës së Sheqit në afërsi të disa banesave.

Punonjësit e mjeteve që kryejnë punimet për sistemin e beigjeve të lumit Gjanica dhe dehabilitimit të këtij segmenti nga qendra në urën e Sheqit pasi kanë parë predhat kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit.

Pritet në vijimësi për procedurat e zhvendosjes së predhave nga ekipet speciale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe demontimin e tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment