
Nje grua në Fier është gjetur e varur gjatë pasdites së djeshme nga familjarët e saj.
Policia bën të ditur se në datë 13.01.2023, në lagjen “1 Maji”, Fier, u gjet nga familjarët, pa shenja dhune, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. S., 56 vjeçe.
Ndër të tjera thuhet se e ndjera, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.