
Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në malin e Çajupit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K. M., 73 vjeç (barí), banues në Delvinë.
Policia bën të ditur se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.