Gjendet i pajetë në banesë një shtetas francez në Vlorë

0
73

Një shtetas francez, rreth 55 vjeç, është gjetur pa shenja jetë në një banesë pranë “Tregut të orizit” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, francezi banonte me qira në zonë dhe dyshohet se mund të ketë rreth një javë i vdekur në banesë.

Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Shkruaj nje koment