Gjendet i pajete nje 47 vjecar ne Memaliaj

Memaliaj/Informacion paraprak.
Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment