Gjendet i vrare i humburi para pak ditesh

0
139

I zhdukur prej 6 shkurtit gjendet i vdekur në malet e Këlcyrës Sokol Rama. 33-vjeçari Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Tepelenë, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas shoku i tij Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione. I riu nga Përmeti, dyshohet se është fshehur vetë pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje me Sokol Ramën. 

Roland Milo dyshohet se është person që ka dijeni për ekzekutimin e shokut të tij. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, ndërsa besohet që ekzekutimi të jetë bërë disa ditë më parë dhe të jetë zbuluar ditën e sotme.

Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Për zhdukjet e mistershme policia po hetonte nëse djemtë ishin përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.

Shkruaj nje koment