Gjendet mesazhi më i vjetër në shishe

0
125

Një familje në Perth të Australisë ka gjetur mesazhin më të vjetër të njohur në një shishe, pothuajse 132 vite pasi ajo ishte hedhur në det.

Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Bashkëshortët nuk e kishin idenë se çfarë ishte, derisa kishin shkuar në shtëpi dhe e kishin tharë atë në mikrovalë. Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane.

Shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë.

Shkruaj nje koment