Gjendet ne Sarande 12 vjecari i humbur

Është gjetur ditën e sotme në Sarandë, 12 vjeçari nga Bathorja.

Familja e kishte shpallur të zhdukur tre ditë më parë, ndërsa sot babait të tij, Gazmend Tanushit i kanë komunikuar se djali është gjetur.

Sot në mëngjes në media qarkulloi një video, ku 12-vjeçari ishte parë me një tjetër të mitur në zonën e liqenit artificial.

I ati i tij ka pohuar se ka marrë vazhdimisht telefonata nga persona që e kishin parë 12-vjeçarin në zona të ndryshme, por sot u konfirmua edhe gjetja e tij.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment