Gjendet një plantacion i madh hashashi në kufirin grek me Shqipërinë

0
609

Policia e Narkotikëve të Igumenicës në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë kanë zbuluar një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë.

Sipas mediave greke plantacioni, i cili rezultoi se ishte i braktisur për arsye të panjohura, shtrihej në një sipërfaqe prej rreth pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë Filiaton pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.

Në njërën, autorët e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis dhe në tjetrën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.

Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.

Shkruaj nje koment