Gjendet trupi i dekompozuar në rrjedhën e Vjosës në Përmet

0
131

Gjendet një kufomë e dekompozuar në shtratin e lumit Vjosë në Përmet.

Ka qenë ora 17:00 e ditës së sotme kur banorë të fshatit Kanikol në Carshovë, zbuluan rastësisht skeletin e pjesshëm të një shtetasi i cili mendohet se është klandestin.

Sipas informacioneve zyrtare, është gjetur skeleti i pjesshëm, kafka dhe gjymtyrët e poshtëm, si dhe disa tesha.
Sipas grupit hetimor, ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë  para disa muajsh në Greqi dhe rrjedha e ka sjellë në Përmet.
Nga teshat e gjetura, dyshohet se kufoma mund të jetë klandestin nga vendet e lindjes që vijnë për strehim në Greqi.

Shkruaj nje koment