Gjendja nga Covid-19/ Prefekti i Gjirokastrës apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të kontribuojnë së bashku me ndihma për familjet në nevojë

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj në një deklaratë për shtyp, informon të gjithë qytetarët e qarkut dhe jo vetëm, lidhur me menaxhimin e situatës së vështirë të krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 .
Në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Civile në qark (Shtabi Koordinues i qarkut) Prefekti i qarkut ka rikujtuar edhe njëherë kërkesat drejtuar gjithë anëtarëve të këtij komiteti në lidhje me detyrimet ligjore që kanë për marrjen e masave urgjente dhe zbatimin në vazhdimësi të tyre.
Nëpërmjet një video mesazhi, Prefekti i qarkut ju bën apel të gjithë qytetarëve të qarkut Gjirokastër për respektimin deri në fund të masave të marra nga qeveria për përballimin me sukses të kësaj situate të paprecedentë si dhe i ka bërë thirrje të kontribuojnë me ndihma ushqimore sipas mundësive të tyre afër zonës së banimit, për njerezit në nevojë . Prefekti i qarkut ka shpallur sot nismën ku çdo punonjës i administratës së Prefektit do të ofrojë një pako ushqimore në shenjë solidarizimi njerëzor për personat dhe familjet në nevojë.

” Në këtë kuadër i bëjmë thirrje gjithë drejtuesve të njësive vendore dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore vendore të qarkut Gjirokastër ti bashkohen kësaj nisme të sinqertë dhe humane”- ka thënë Aliaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment