Gjeniu i letërsisë shqipe , Kadare mbush sot 84 vjeç

0
270

Gjeniu i letërsisë shqipe , Ismail Kadare mbush sot 84-vjeç. Shkrimtari i njohur ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Ai e sfidoi realizmin socialist për tre dekada duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm subjektiv.  Kadare iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe mitologjike. Kushtet në të cilat Ismail Kadare ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të krahasueshme me vendet e tjera komuniste në Evropë, ku kishte të paktën një shkallë të caktuar të tolerancës për disidencë, përkundrazi, situata në Shqipërinë socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve ’30 kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here