Gjermani, supermarketet do detyrohen të dhurojnë ushqimet e pashitura

0
252

Rajoni i Brukselit dëshiron të vendosë detyrime ligjore për supermarketet e mëdha që të dhurojnë ushqimet e pashitura. Edhe vedne të tjera të BE-së kanë prezantuar legjislacione të ngjashëm. Por a funksionon kjo?

Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tjerë u japin ushqim rreth 150 familjeve. Kryetarja e kësaj banke ushqimore e di se njerëzit që vijnë këtu nuk kanë zgjidhje tjetër. Këtë të enjte, shumë njerëz gjetën rrugën drejt kishës protestante në komunën e Laekenit të Brukselit.

Burrat dhe gratë mbushin karrocat dhe çantat e tyre të blerjeve me atë që u jepet nga vullnetarët. Mes tyre ka shumë familje me fëmijë. Pranë një grumbulli buke, mbi tavolina ka salca dhe perime. Në anën tjetër të dhomës, njerëzit marrin qese të vogla me patate të skuqura dhe kuti me ëmbëlsira. Ka gjithashtu ujë të gazuar, fruta dhe vaj. Në një frigorifer të madh, ka mish.https://secure-ds.serving-sys.com/resources/PROD/html5/81049052936270825/300×250.html?v=_2_170_1_0&n=1&sHost=secure-ds.serving-sys.com

Ndryshe nga një supermarket, njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë. Njerëzit gjejnë vetëm atë që është dhuruar nga supermarketet. Disa nga produktet e kanë kaluar datën më të mirë para përdorimit, të tjerët jo. Ndër produktet janë disa, si vaji apo mielli, që kanë një flamur të BE-së. Ato janë paguar nga një projekt i BE-së.

Kërkesa e lartë në bankat ushqimore të Brukselit

Njerëzit vijnë këtu për arsye të ndryshme, tha Jeannine Weyekmans për DW. Disa prej tyre kanë të drejtë përmes autoriteteve të mirëqenies sociale, të tjerët janë në borxhe apo ka edhe njerëz që presin të marrin dokumentat e qendrimit dhe nuk lejohen të punojnë ndërkohë.

Ajo thotë se ata nuk bëjnë ndonjë verifikim të hollësishëm, sepse njerëzit që vijnë këtu kanë vërtet nevojë për të. Por sidoqoftë ata kurrë nuk do të largonin ndokënd pa ushqim, shtoi ajo. Çdo të enjte ata shpërndajnë ushqimet për nevojtarët. Disa nga njerëzit që vijnë këtu jetojnë me atë që marin nga e enjtja deri të enjten pasuese, thotë Weyekmans.

Banka e ushqimit në Laeken është një nga afërsisht 140 bankat ushqimore në rajonin e Brukselit dhe Brabant, e cila merr një pjesë të produkteve të saj nga banka ushqimore e Brukselit dhe Brabant. Banka e ushqimit u siguron çdo vit 5 milionë kilogramë ushqime organizatave jofitimprurëse, tha për DW presidenti Luc Rogge. Banka rajonale e ushqimit shërben si qendër për dhurimet ushqimore nga supermarketet në bankat e ushqimit dhe shpërndan ushqime të paguara nga një projekt i BE-së për më të privuarit (FEAD). Kjo përbën rreth 40% të shumës vjetore.

Banka e ushqimit operon me vullnetarë dhe mbështetet nga autoritetet sociale dhe rajoni. Pa angazhimin e njerëzve si Luc Rogge dhe Jeannine Weyekmans, më shumë ushqim ndoshta do të shkonte dëm.

Shkruaj nje koment