Gjermania bën gati 100 kamionë me ndihma, përfiton edhe Shqipëria

0
162

Ky është viti i 25 që organizata joqeveritare gjermane “Johanniter”, organizon nisjen e kamionëve me ndihma, drejt Europës Juglindore.

Në ditën e dytë të Krishtlindjes do të nisen nga Gjermania drejt Europës Juglindore 100 kamionë me ndihma, kryesisht ushqime. Vitin e kaluar u shpërndanë 55 mijë pako, ndërsa për këtë vit parashikohet të jenë më tepër, pasi është zgjeruar edhe harta e shpërndarjes së tyre.

Ndihmat do të shpërndahen në Shqipëri, Bosnjë, Rumani, Ukrainë dhe Bullgari, në qytete të vogla që janë zgjedhur më parë dhe fshatra të thella malore. Pakot iu dorëzohen marrësve organizatave lokale partnere siç janë famullitë, shkollat ose OJF-të, ndërsa përfitues janë familjet në kushte të vështira ekonomike, jetimët, kopshtet, fëmijë të shkollave, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, etj.

Mbledhja e këtyre ndihma nis nga 23 nëntori dhe mbaron më 16 dhjetor, ku pakot përgatiten dhe bëhen gati për nisje drejt këtyre vendeve. Zakonisht, ndihmat mblidhen prej shkollave gjermane të të gjitha landeve, kopshteve, sipërmarrjet private apo individët, të cilët ftohen t’i dorëzojnë në zyrat e Johanniter.

Lista me përbërësit e pakos së ndihmave:

1 dhuratë e vogël për fëmijë

2 kg sheqer

3 kg miell

1 kg oriz

1 kg makarona

2 litra vaj

3 pako multivitamina

3 pako biskota

5 çokollata

500 gr kakao

2 shampo

1 krem

2 furça dhëmbësh

2 pasta dhëmbësh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here