Gjermania drejt karantinës/ Hyn në fuqi ligji i ri, udhëtohet vetëm me test dhe certifikatë vaksinimi

0
313

Sot në Gjermani hyri në fuqi ligji i ri për pandeminë Covid-19. Ligji në fjalë u miratua javën e kaluar në Bundestagun gjerman.https://997c6e9dee98c02487afeb08e8c171ad.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Sipas Deutsche Welle, ligji parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Në azilet e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar apo edhe në spitale, duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Rregulli vlen edhe për të vaksinuarit.

Në trena dhe në autobusë do të lejohet hyrja e udhëtarëve vetëm me test, certifikatë shërimi ose certifikatë vaksinimi.

Në të gjithë Gjermaninë nga sot e në vazhdim, do të udhëtohet në mjete transporti vetëm me test negativ, certifikatë vaksinimi ose certifi8katë shërimi.

Kjo vjen pas një shtimi të lartë të rasteve me Covid-19, ku Gjermania mban rekord për infektimet në Evropë. Sipas raporteve, të paktën mbi 66 mijë raste të reja shënohet thuajse në 24 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here