Gjermania në kërkim të ekspertëve, cilat janë profesionet më të kërkuara

0
176

Gjermanisë i mungojnë ende ekspertët në fushat më të rëndësishme shkencore dhe teknike. Kjo rrjedh nga raporti i vjeshtës i Institutit të Ekonomisë Gjermane IW. Aktualisht ka një mungesë prej 285.000 specialistësh në të ashtuquajturat profesione MINT (që do të thotë matematikë, informatikë, shkenca natyrore dhe teknologji). Prej tyre 132.100 i përkasin punëtorëve të kualifikuar me diplomë të shkollës së mesme dhe 122.300 vende pune të ekspertëve me arsim të lartë, pra me diploma universitare.

Krahasuar me numrin rekord të shtatorit të vitit 2018, mungesa e ekspertëvenë fushat e MINT është ulur me rreth 15,5 për qind. Por ky është shtatori i katërt me numrin e mungesave më të mëdha, që nga fillimi i matjeve të këtilla.

Autorët e studimit e shpjegojnë rënien e lehtë të kërkesës për ekspertë në fushën MINT pjesërisht me dobësimin e ekonomisë në Gjermani, sepse ekonomia gjermane aktualisht është në recesion. Në studimin e IW thuhet se rënia e ekonomisë ndihet edhe në sektorin e numrit të vendeve të lira të punës në shumë fusha, pra edhe në profesionet e MINT, “megjithëse në një masë çuditërisht të vogël.” Pra, sipas studiuesve, mungesa e ekspertëve në këto fusha, është ende i madh.

Shkruaj nje koment