Gjermania: Protestat e shpeshta dhe pjesëmarrja e madhe, duhen dëgjuar

0
47

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët gjermanë, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën politike që ka kapluar vendin.

Përveç sygjerimit për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe dialogut mes palëve, parlamentarët gjermanë japin edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Nëse ky i fundit i sheh qytetarët që protestojnë poshtë zyrës së tij si partiakë dhe njerëz që nuk dinë çfarë kërkojnë, për CDU/CSU protestat e përsëritura në Shqipërinë janë shenjtë e pakënaqësisë së qytetarëve. “Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e dy deputetëve gjermanë, dhënë për DW.

Shkruaj nje koment