Gjermania të udhëheqë planin kundër koronavirusit

0
190

Gjermania ka premtuar një udhëheqje të forte për të ndihmuar vendet e Bashkimit Europian të kalojë pandeminë e koronavirusit kur të marrë postin e presidencës të Këshillit të Bashkimit Europian në datën 1 korrik. Në një editorial për gazetën gjermane “Welt am Sonntag” Ministri I Jashtëm Heiko Maas tha që vendi do të marrë një presidencë përqëndruar tek koronavirusi për të tejkaluar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenca është përgjegjëse për funksionimin e dhomës së sipërme legjislative të BE. Pozicioni, aktualisht i mbajtur nga Kroacia kalon mes shteteve anëtare çdo 6 muaj dhe përcaktojnë axhendën e bllokut.

Kur Gjermania të marrë këtë post, sipas ministrit Maas, një nga detyrat do të jetë të heqë gradualisht kufizimet në udhëtime dhe tregut të brendshëm të unionit në një mënyrë të koordinuar. Ai shtoi se solidariteti do të ishte jetik për të mundur virusin dhe se tashmë nuk ishte koha për të pare se cili nga sistemet është më superior. Ministri Maas shtoi, se nëse udhëheqësit mësojnë nga kriza e koronavirusit, blloku do të dale prej tij si më i forte dhe më i bashkuar se kurrë më pare.

Hapat e ardhshëm

Minsitri gjerman bëri thirrje për bashkëpunim më të afërt, siç do të ishte prokurimi i përbashkët dhe prodhimi i mallrave mjekësorë jetikë, duke mbajtur të hapur zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe përmirësimi i mbrojtjes civile.

Ai kritikoi ata që i përdorin masat shtrënguese të koronavirusit për qëllime politike, duke shtuar se ata po dhunojnë demokracinë dhe forcën e ligjit. Në vërejtjet drejtuar Hungarisë veçanërisht, Maas tha që kufizimet nën maskimin e luftës së koronavirusit janë të papranueshme.

“Kushdo që shkel vlerat themelore të Bashkimit Europian nuk duhet të presë që të përfitojë plotësisht avantazhet financiare të BE”. – shtoi Maas

Faza kryesore e Gjermanisë

Ministri vazhdoi duke thënë se Gjermania kërkon një “Europë të shëndetshme” dhe një ekonomi globale funksionale për të vepruar si një vend eksporti. Ai tha se ndihma e BE prej 500miliardë euro, paketa më e madhe e mbështetjes publike dhe e biznesit në historinë e unionit, nuk është vetëm një akt i solidaritetit europian, por dhe për arsye thjesht ekonomike, të nevojshme për Gjermaninë.

Kur vjen puna tek buxheti i BE për shtatë vitet e ardhshme, Maas shprehet se ato duhet të investohen në të ardhmen e BE në fusha kërkimore, mbrojtjen e klimës, sistemin teknologjik dhe forcimin e sistemeve shëndetësore dhe sociale kundër krizave. Ai shtoi se forcimi KB dhe OBSH që deri tani nuk është financuar mire, veçanërisht në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave është një nga investimet më të mira në luftën kundër pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here