Gjetjet e Barometrit: Shumica e shqiptarëve e mendojnë të largët anëtarësimin në BE

0
69

Pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë mendojnë që anëtarësimi ynë nuk do të jetë i afërt.

Kështu në gjetjet e fundit të sondazhit të Euronews Albania rezulton se më shumë se 70 përqind e tyre s’kanë shpresë se ky proces do të ndodhë në më pak se 10 vite.

Data Centrum shpjegon se 26,4 përqind e të pyeturve mendojnë që do të anëtarësohemi në 5 vitet e ardhshme, por ky nivel i optimistëve pasohet nga 28, 8 përqind që mendojnë se kjo nuk do të ndodhë përpara 10 viteve, 13 përqind japin 15 vite kohë deri në anëtarësim, 12,9 përqind mendojnë se do të duhen më shumë se 15 vite. Ndërkohë që  14,4% mendojnë se nuk do të anëtarësohemi asnjëherë dhe 3.9 përqind nuk e dinë.

Gjetjet e Barometrit: Shumica e shqiptarëve e mendojnë të

Gjithsesi shumica mendojnë se jemi më afër me BE krahasuar me 3 vite më parë (36 përqind), 33,3 përqind mendojnë se jemi njësoj në afrim, dhe 28,9 mendojnë se jemi më larg më BE-në ne 3 vitet e fundit, që mund të kuptohet si hapa pas në këtë proces.

Shkruaj nje koment