Gjirokastër/ Me kartëmonedha të falsifikuara dhe kanabis, arrestohet 32 vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën 400 euro të dyshuara të falsifikuara, disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment