Gjirokastër/ 5 emigrantë lënë karantinën, 53 persona vazhdojnë të qëndrojnë në hotele

0
143

5 emigrantë që kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijes në territorin shqiptar kanë lënë sot hotelin në afërsi të pikës doganore ku kanë kryer karantinën për 14 ditë. Burime nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëjnë të ditur se gjendja e personave të karantinuar si e atyre që u larguan edhe ata që vazhdojnë të jenë në karantinë është e mirë. Testimet e bëra deri më tani kanë rezultuar negative. Ndërkohë veç 5 emigrantëve të cilët kanë lënë karantinën janë ende në hoteleritë e Gjirokastrës 53 persona . Ajo çka vazhdon të mbetet problem për ta është pamundësia financiare për të përballuar karantinimin 14 ditor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here