Gjirokastër/ Arrestohet 42 vjecari per lidhje te paligjshme te energjise elektrike

0
36

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 42 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, punonjësit e OSSHE Gjirokastër kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin e tij, në lagjen Kordhocë, Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të shtetasit N. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment