Gjirokastër/Bashkia nuk ka fonde,invalidët nuk marrin prej 2 muajsh ndihmën ekonomike

0
159

Prej dy muajsh ,personat invalidë në Gjirokastër nuk marrin prej bashkisë së qytetit shumën prej 3 mijë lekësh të rinj që u jepet si ndihmë ekonomike për shkak të pamundësisë së tyre për të punuar dhe siguruar të ardhura.Kjo shumë lekësh duhej depozituar në llogaritë e tyre brenda datës 5 ,por edhe në dhjetor edhe në janar asnjë shumë e tillë nuk është depozituar .Duke marrë parasysh gjendjen e tyre kuptohet dhe rëndësia që kanë këto lekë për këta të fundit e megjithatë bashkia justifikohet me : “nuk kemi fonde”.Denoncimi ka ardhur tek @JUGUnews.net i cili është si mëposhtë :

“Pershendetje! Dua te denoncoj nje akt te shemtuar te bashkise se Gjirokastres kundrejt invalideve .Prej disa kohesh babai im mer pension invaliditeti prej shtetit shqiptar, 110 mije leke ne muaj dhe 30 mije leke nga bashkia Gjirokaster .Por prej dy muajsh dhjetor -janar nuk i jepet .Arsyeja eshte mospatja e fondeve .Por c faj kemi ne qe bashkia nuk ka fonde ? Ai 30 mijleksh i vjeter mund te mos i duket asgje kryetarit dhe te tjereve me rradhe po ne keto mundesi kemi .Kjo shume lekesh duhej marr ne daten 5 janar por ndonese data sot eshte 10 asnje lek nuk eshte hedhur ne llogari.Si mund tia bejne kete gje invalideve ? Turp !Ju faleminderit nese e publikoni.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here