Gjirokastër/ Bejko dhe Shehaj takim me të rinjtë e FRPD: 25 prilli dita kur do të përmbyset një regjim kakistokratik dhe skizofrenik si ai i Ramës!

0
171

Dy kandidatët e PD në Qarkun e Gjirokastrës z.Roland Bejko së bashku me znj. Entela Fico Shehaj , kanë zhvilluar një takim me një grup të rinjsh të FRPD Gjirokastër në zyrën e tyre elektorale . Gjatë takimit të dy kandidatët për deputet janë njohur me një anketim të bërë nga vetë të rinjtë e FRPD me maturantët e gjimnazeve mbi problematikat që shqetësojnë rininë e Qarkut gjithashtu dhe angazhimi i tyre në fushatën elektorale.
“Për shkak të mungesës së politikave të zhvillimit dhe integrimit të të rinjve në shoqëri, Edi Rama i ka detyruar ata të marrin rrugët e botës.
Gjirokastra, Dropulli, Libohova,Tepelena, Memaliaj, Përmeti dhe Këlcyra së bashku me fshatrat e tyre, janë braktisur nga banorët e tyre. Qytete dhe fshatra janë kthyer në fantazmë.

Maturantëve në shkëmbim të votave për deputetët e Rilindjes, u premtohet ndihmë në provimet e maturës nga disa drejtues shkollash dhe mësues komisarë partie”-kanë qenë këto disa nga pikat kryesore të diskutimit në këtë takim.
Sipas kandidatit për deputet z.Roland Bejko , 25 prilli është dita e ndryshimit rrënjësor dhe ky ndryshim do të vi nga të rinjtë , së bashku për një të ardhme më të mirë.
“Kandidatët për Deputetë të PD+AN së bashku me aktivistët e angazhuar të FRPD, do të bëhen lajmëtarët e një programi ambicioz, modern dhe integrues të të rinjve në qeverisje, vendimmarrje dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë, duke i dhënë fund përfundimisht eksodit të frikshëm të tyre.

Entuziazmi i fitores më 25 prill, është i ngjashëm me atë të vitit 1992.
Nëse më 2017 ishim ne që i ftonim të rinjtë dhe qytetarët të na bashkoheshin, sot janë vet ata që kërkojnë t’i bashkohen ekipit fitues për të përmbysur një regjim kakistokratik dhe skizofrenik si ai i Ramës.”
Gjirokastra është një nga qytetet që e ka vuajtur më së shumti në këto 8 vite keqqeverisjen e PS duke e paguar me largimet masive të të rinjve por jo vetëm dhe zhytjen në varfëri ekstreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here