Gjirokastër /Braktisja e shkollës profesionale Thoma Papapano nga nxënësit dhe investimi qesharak i “Rilindjes”

0
219

457.1 milionë lekë është shuma e tenderuar nga Ministria e Financave për rikonstruksionin e 3 shkollave profesionale në Shqipëri ku përfshihet qytetit i Elbasanit ,Kavajës edhe Gjirokastrës. Shkolla e mesme profesionale Thoma Papapano në Gjirokastër dikur kishte të regjistruar një numër të lartë nxënësish që dilnin prej aty të aftë për të kryer një profesion si mekanik ,elektriçist apo hidraulik .Sot kjo shkollë frekuentohet nga rreth 150 nxënës .Por ashtu si dhe vite më parë jo të gjithë ata që e nisin këtë shkollë e përfundojnë ,shumica detyrohen ta lënë për të emigruar ndërsa ata që e vazhdojnë pjesën më të madhe të kohës nuk e frekuentojnë. Rikonstruksioni i shkollave është i rëndësishëm për një arsim cilësor por para se të bëhen investime duhet të investohet tek nxënësit për ti afruar ata sa më shumë të zgjedhin arsimin profesional,duhet të reformohet stafi pedagogjik ku ka më shumë mësues se nxënës,pasi bëhen kontrolle në mënyrën e mësimdhënies atëherë po ia vlen të investohet. Të investosh mbi 150 milionë lekë në një shkollë “fantazmë” që zbrazet dita -ditësh është e “guximshme ” por si në çdo investim tjetër të bërë nga “rilindja” një pjesë e tyre ” humbet” rrugës.Ky show që bëhet me arsimin në vend duhet të marri fund .Në një Shqipëri që po zbrazet çdo ditë,në një qytet të vogël si Gjirokastra ku po e mbajnë “gjallë” vetëm të moshuarit ,investimi më i mirë do ishte gjetja e një zgjidhjeje për mbajtjen e të rinjve në vend ,një arsye për të qëndruar jo lekë të çuara në llaç ,tulla dhe xhepa kostumesh .Të gjithë janë të vetdijshëm që arsimi në Shqipëri ka degraduar në nivele skandaloze dhe nuk po bëhet asgjë për ta frenuar këtë degradim të ashtuquajturës ” dije”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here