Gjirokaster/ Burri me probleme mendore mbyll ne shtepi gruan

0
338

Ruzhdie Puleri , e izoluar në banesë nga bashkëshorti i saj ka kërkuar ndihmën e policisë për tu liruar. Ngjarja është shënuar pak minuta mëparë në një nga banesat dy katëshe në Pazarin e Gjirokastrës .

Mësohet se bashkëshorti i saj Artur Puleri eshte me aftësi të kufizuara mendore. Në këto momente është ndërhyrë nga policia dhe punonjësit e zjarrfikëses në Gjirokastër të drejtuar në operacion nga vetë kreu i kësaj drejtorie Pëllumb Shalari , të cilët kanë arritur të nxjerrin gruan . Ndërkohë kryefamiljari është shoqëruar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ndërsa gruaja në polici për të dëshmuar. Mësohet se gruaja ka qenë e traumatizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here