Gjirokaster/ Burri vjedh byzylykun dhe largohet i qete nga argjendaria

Ndodh në Gjirokastër . Një burrë rreth 40 vjec ka hyrë në një argjendari në qendër të qytetit në lagjen 18 shtatori , i interesuar për të provuar disa byzylykë floriri . Në një moment ku shitësja nuk ka patur mendjen ky i fundit ka arritur të mar një byzylykë me vlerë rreth 1 milion lekë. Ky veprim duket se nuk e ka vënë në siklet hajdutin, i cili pasi kryen vjedhjen, del i qetë nga dyqani , gjë e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Pronarët e biznesit, pasi konstatuan vjedhjen kanë bërë denoncimin në polici ndërkohë që deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i personit. Rikujtojme se më 31mars një tjetër argjendari ra preh e grabitjes pak metra përballë kësaj të fundit, autorët e vjedhjes u identifikuan nga policia por ende nuk është bërë kapja e tyre ndërsa vlera e sendeve të vjedhura ishte jashtëzakonisht e madhe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment