Një 49 vjeçar, banues në Gjirokastër ka kërkuar ndihmën e togave të zeza për t’u mbrojtur nga dhuna e vazhdueshme psikologjike e vëllëzërve të tij.
Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Gjirokastër pohojnë së kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Gjirokastër, u plotësua më datë 05.04.2018.
Shkak ka qenë përplasja e vazhdueshme familjare.
Vëllezërit, shtetasit E.P dhe I.P, vjeç 44 e 41, banues në Gjirokastër, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj 49 vjeçarit.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Gjirokastër.
Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.