GJIROKASTËR/Drejton automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia

0
132

Një 47 vjeçar nga Delvina është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasit Andon Gogo u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”, me targë AA 423 JR.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, neni 291 i Kodit Penal.

Sipas këtij neni, 47 vjeçari dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj

 

Shkruaj nje koment