Gjirokastër/ DRTK ndërhyn në banesën e Çelajve

0
154

Banesa e Çelajve, e kategorisë së dytë në lagjen Partizani të Gjirokastrës ka patur së fundmi një ndërhyrje nga ana e DRTK për rikonstruksionin e një pjese të çatisë e cila ishte e dëmtuar. Sipas specialistit të monumenteve Vaso Polo kjo banesë ka vlera të veçanta pasi një pjesë e mirë e saj ka ruajtur origjinalitetin .

Shtëpia tre katëshe është tipike karakteristike e Gjirokastrës në formën e kullës me harqet e veçanta ndërsa si të pakta banesa të tilla në qytet, kjo e fundit është e populluar dhe shërben si bujtinë. Të tjera banesa monument kulture në Gjirokastër kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ana e drejtorisë rajonale rë trashëgimisë kulturore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here