Gjirokaster/E reja vdiq pas lindjes se djalit pezullohen dy mjeke nga detyra

Dy mjekë të spitalit rajonal të Gjirokastrës, gjinekologu Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido anestezist janë pezulluar nga detyra si mjek. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër vjen disa muaj pas vdekjes së 20-vjeçares, Klea Muxhaj, në maternitetin e Gjirokastrës . E reja iu nënshtrua operacionit për të lindur fëmijën e saj të parë , por pas lindjes së djali ajo shfaqi probleme shëndetësore të cilat sipas familjarëve komplikacionet u nënvlerësuan nga mjekët dhe infermieret duke shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj banuese në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment