Gjirokastër-Fëmijët do të jenë të sigurt në shkollë/ Zv ministrja e arsimit takim në Prefekturë

0
129

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021, ka bërë që prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj të zhvillojë ditën e sotme një takim ku e pranishme ka qenë edhe zv/ministrja e Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nina Guga.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e ZVA-të qarkut Gjirokastër si dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit mësimor në institucionet arsimore parauniversitare të qarkut Gjirokastër për vitin e ri shkollor 2020-2021 në kushtet e pandemisë Covid-19.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut paraqiti masat e marra nga ZVA-të dhe bashkitë e qarkut në funksion të zhvillimit të procesit mësimor për vitin shkollor 2020-2021.
Zv/Ministrja Nina Guga vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis institucionit të tij me ZVA-të e qarkut dhe me institucione shtetërore në nivel vendor ndërsa siguroi se fëmijët do të jenë të mbrojtur nga Covid19 në shkolla. E megjithatë mbetet për tu parë se si do të shkojë procesi mësimor nga java në vijim duke marrë parasysh gjendjen reale të shkollave në vend dhe mundësitë që ato kanë për përballimin e një situate të tillë.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here